
‘9 muaj pa e parë babain’, djali i Fadil Fazliut bën thirrje për pjesëmarrje në protestë
07 gusht 2025
| 15:05
Fahri Fazliu, djali i Fadil Fazliut , i cili aktualisht po gjykohet në Hagë nga Gjykata Speciale, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e sotme organizuar nga OVLUÇK-ja.
“U bëj thirrje të gjithëve, kudo që janë, që të na bashkohen në këtë protestë kundër padrejtësisë së madhe që po ndodh ndaj çlirimtarëve që gjenden në Hagë”, ka thënë ai në “Klan Kosova”.
Ai ka rrëfyer po ashtu se prej nëntë muajsh nuk ka mundur ta takojë babanë e tij.
“Padrejtësia e parë fillon me mua. Prej 9 muajsh nuk kam mundur ta takoj babain tim. Nuk e di arsyen pse. Kam kërkuar, por nuk më kanë dhënë asnjë sqarim. Kjo është shumë e rëndë”, ka thënë Fazliu.