90-shi i AAK-së, Drin Veselaj: Vitomirica konfirmoi mbështetjen e fuqishme për Aleancën
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet me numër 90, Drin Veselaj, ka zhvilluar një takim elektoral me qytetarët në Vitomiricë, ku ka vlerësuar mbështetjen dhe energjinë e treguar nga pjesëmarrësit.
Sipas Veselajt, takimet me qytetarët po shërbejnë si motiv shtesë për të vazhduar angazhimin drejt arritjes së objektivave politike dhe fitoreve të reja.
“Vitomirica dëshmoi edhe njëherë se Aleanca është më e fuqishme se kurrë. Mbështetja, energjia dhe besimi i qytetarëve janë forca jonë për të ecur përpara me vendosmëri dhe përgjegjësi”, ka deklaruar ai.
Veselaj ka veçuar edhe praninë e gjeneralit Daut Haradinaj, për të cilin tha se me pjesëmarrjen dhe fjalën e tij i dha rëndësi të veçantë takimit.
Në fund, kandidati i AAK-së falënderoi qytetarët për mikpritjen dhe përkrahjen e vazhdueshme, duke theksuar se rrugëtimi politik do të vazhdojë së bashku me ta drejt sukseseve të reja.



