90-shi i AAK-së, Gjeneral Lahi Brahimaj: Në shkurt më keni besuar; besomëni mua dhe AAK-së edhe më 28 dhjetor
08 dhjetor 2025
| 16:52
Gjatë muajit shkurt, qytetarët e Kosovës i kanë dhënë Lahi Brahimajt mandatin e deputetit, megjithatë legjislatura nuk është funksionalizuar dhe ai nuk ka pasur mundësinë të ushtrojë detyrën e tij. Me shpalljen e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, Brahimaj ka njoftuar se ka vendosur të rikandidojë, duke kërkuar sërish besimin e votuesve. Ai ka bërë të ditur se është pjesë e listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të udhëhequr nga Ramush Haradinaj, ku mban numrin 90. “Vota juaj më jep mundësinë të punoj për ju dhe për Kosovën që e duam të gjithë”, ka deklaruar Brahimaj, duke shprehur mirënjohje për përkrahjen e deritanishme. Në listën zgjedhore të AAK-së, Ramush Haradinaj renditet me numrin 1, ndërsa Lahi Brahimaj me numrin 90.




