
917 pacientë po trajtohen në spitalet e Kosovës
29 mars 2021
| 12:39
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar (ShSKUK) ka njoftuar të hënën se 917 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e Kosovës.
Prej këtij numri, 753 pacientë janë të konfirmuar me koronavirus dhe 78 të tjerë janë në pritje të rezultateve.
Siç ka njoftuar ShSKUK-ja, 33 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa 704 janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.