924 gjoba për mosrespektim të masave kundër Covidit gjatë 24 orëve

02 maj 2021 | 09:13

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit, në qytete të ndryshme të Kosovës, ka shqiptuar 924 tiketat në bazë të ligjit COVID-19.

Policia e Kosovës edhe të shtunën  ka vazhduar realizimin e planeve konkrete, që i janë dedikuar sigurisë së përgjithshme dhe parandalimit të përhapjes së pandemisë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka regjistruar të shtunën në Kosovë pesë viktima me coronavirus.

Sipas IKSHPK janë regjistruar 187 raste të infektimit me këtë virus, pas testimit të 2,944 mostrave.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 105,375 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,178 kanë vdekur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Sllupçan do të shënohet 20 vjetori i fillimit…