93-vjeçja u lirua nga spitali pas shërimit nga COVID-i

11 prill 2020 | 08:43

Alye Gunduz, një zonjë 93-vjeçare nga Turqia, u lirua nga një spital i Stambollit pasi u shërua nga koronavirusi vetëm pas 10 ditëve të trajtimit.

Shërimi i saj nga sëmundja që po i vret kryesisht personat e moshuar ka ngjallur shpresë te stafi mjekësor i spitalit “Cerrahpasa”, të cilët po e luftojnë virusin që mund ta godasë rëndë Turqinë.

“Kjo është shpresëdhënëse, sepse pacientët e kësaj moshe, që kanë sëmundje kronike, shumicën e kohës nuk mund të shërohen për shkak se janë më të rrezikuar nga COVID 19”, tha kryemjeku i këtij spitali, Zekayi Kutlubay.

“Një grua 93-vjeçare që del nga kujdesi intensiv e shëndoshë dhe e sigurt na frymëzon ne dhe pacientët e tjerë të moshës së saj që kanë koronavirusi”, tha mjeku.

Zonja vuante nga shtypja e lartë e gjakut dhe ishte dërguar në spital më 31 mars pasi ankohej për temperaturë të lartë dhe dhimbje barku. Sidoqoftë, ajo u lirua nga spitali të premten, shkruan “Anadolu”, transmeton Express.

“Të gjithëve u dëshiroj shërim të shpejtë”, tha gruaja e moshuar përderisa po ndihmohej nga nipi i saj për të ecur.

Turqia deri më tani i ka regjistruar mbi 47 mijë raste të koronavirusit, duke u renditur në mesin e dhjetë vendeve me më së shumti të infektuar në botë. Atje janë konfirmuar mbi 1 mijë viktima dhe sëmundja është duke u përhapur shpejt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Hashim Thaçi ka dhënë sinjale të premten se do…