94 aktakuza në 24 orët e fundit

02 qershor 2020 | 12:40

Prokurori i Shtetit ka njoftuar opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëdhjetekatër (94) aktakuza kundër njëqindetre (103) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, Prokurori i Shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë tetë (8) persona, si dhe ka bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, Prokurori i Shtetit, ka bërë kërkesë për sekuestrimin e disa mjeteve të cilat dyshohet të jenë përfituar përmes veprave penale.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditën e sotme është konfirmuar edhe rasti i parë i…