95% e ekonomive familjare janë pronare të shtëpive ose banesave me akt ligjor

08 janar 2026 | 13:19

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e anketës mbi të Ardhurat dhe Kushtet e Jetesës (SILC) për vitin 2024.

Sipas rezultateve të kësaj ankete, sa i përket shkallës së pronësisë së shtëpive dhe banesave: 95,0 % e ekonomive familjare kishin në pronësi me akt ligjor shtëpitë/banesat; 1,7 % e ekonomive familjare ishin qiramarrës ose nënqiramarrës që paguajnë qira me normën e tregut; ndërsa për 3,2 % të ekonomive familjare, akomodimi ofrohet falas.

Rreth 88,6 % e individëve në ekonomitë familjare kanë deklaruar se jetojnë në shtëpi të veçuar, të ndarë në vete; 2,8 % e individëve në ekonomitë familjare janë deklaruar se jetojnë në shtëpi gjysmë të ndarë, dy banesa; 2,1 % e individëve në ekonomitë familjare kanë deklaruar se jetojnë në ndërtesa me më pak se 10 banesa; ndërsa 6,4 % e individëve në ekonomitë familjare janë deklaruar se jetojnë në ndërtesa me më shumë se 10 banesa.

Rreth 78,4 % e ekonomive familjare ishin në gjendje ta përballojnë mbajtjen e shtëpisë të ngrohtë në mënyrë adekuate; përderisa për 21,6 % të ekonomive familjare ishte e papërballueshme mbajtja e shtëpisë ngrohtë në mënyrë adekuate.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas gazetarit Matteo Moretto, klubi spanjoll Girona ka shfaqur interes…