95 raste aktive me Covid në Gjilan

19 shkurt 2021 | 11:33

​Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19 në Gjilan, nën udhëheqjen e nënkryetarit Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin e radhës për vlerësimin e situatës së pandemisë në dy ditët e fundit.

Në këtë mbledhje, Ismajli ka bërë me dije se aktualisht numri i rasteve aktive në Gjilan është 95.

Krahasuar me javët e fundit, numri i rasteve të infeksionit është më i ulët, por Ismajli ka thënë se kjo nuk lejon komoditet, duke apeluar qytetarët dhe bizneset që japin shërbime, që t’u përmbahen masave kundër përhapjes së virusit, siç janë maska, distanca dhe higjiena personale.

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 11 081 mostra, 3 592 kanë rezultuar pozitivë, 3 387 janë shëruar, 110 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 95 raste janë aktive, të hospitalizuar me Covid janë 16 persona dhe 315 mostra në pritje për rezultat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka nisur procesi…