96 të shëruar, 1 i vdekur dhe 17 raste të reja me covid në Malishevë

14 shtator 2021 | 15:14

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës,  96 persona janë shëruar nga covid-19, 1 person ka vdekur dhe janë regjistruar 17 raste të reja. Këto të dhëna janë të konfirmuara nga ana e ISKHPK-së, QRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevës, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo:

Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 2696 raste, prej tyre 2300 janë shëruar, 77 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 319 persona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, teksa është duke zhvilluar një vizitë…