Hamiti për deputetët e LV-së: Po rrejnë fort për numrat, por numrat s’rrejnë
18 prill 2025
| 08:45
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar partinë fituese të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Ai ka bërë me dije se LV-ja nuk po e thotë të vërteten në lidhje me numrat.
Në profilin e vet në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se kjo parti nuk i ka numrat për formimin e institucioneve.
“Po rrejnë fort për numrat, por numrat s’rrejnë”, ka shkruar Hamiti.



