Osmani përkujton të rënët në masakrën e Qyshkut, Zahaqit, Llabjanit dhe Pavlanit

14 maj 2025 | 12:06

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën e Qyshkut, Zahaqit, Llabjanit dhe Pavlanit.

Në 26-vjetorin e masakrave, siç ka njoftuar presidenca, Osmani ka vlerësuar se kujtimi për të vrarët mbetet i përhershëm, ndërsa drejtësia ende mungon.

Sipas njoftimit, Osmani ka thënë se Kosova nuk i harron mizoritë e Serbisë.

“Sot përkujtojmë me dhimbje e nderim viktimat e Masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan, civilë të pafajshëm, familjarë e fqinjë, të vrarë mizorisht nga forcat e regjimit gjenocidal serb. 44 civilë në Qyshk, 17 në Zahaq, 21 në Pavlan dhe 13 në Llabjan u vranë vetëm pse ishin shqiptarë. Kujtimi për ta mbetet i përhershëm, ndërsa drejtësia ende mungon. Le të jetë kjo ditë një thirrje për drejtësi. Kosova nuk harron!”, citohet të këtë thënë Osmani, ka njoftuar Presidenca.

May be an image of 1 person and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursua von der Leyen e ka…