Kurti shkruan edhe në “Faceboook” për takimin me Osmanin: Afatet po rrjedhin

02 korrik 2025 | 12:55

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shkruar edhe në “Facebook” për takimin që pati sot me presidenten Vjosa Osmani.

Ai ka thënë se me Osmanin diskutuan gjerë e gjatë lidhur me konstituimin e Kuvendit të Republikës në dritën e Aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.

“Afatet po rrjedhin. Në javën e fundit të korrikut duhet që ta konstituojmë legjislaturën e nëntë. Do të bëjmë çmos që në frymën e bashkëpunimit, me konsultime të dendura dhe konstruktive dhe gjithashtu me idenë e konsensusit apo kompromisit ta realizojmë këtë gjë, në mënyrë që më pastaj të kalojmë te formimi i qeverisë së re që i përgjigjet kuvendit të ri të Republikës. Znj. Presidente gjatë ditës do të ketë takime edhe me përfaqësues të partive tjera politike dhe mbase në fund mund të shohim se a kemi bërë përparim, sa kemi bërë përparim dhe sa është i mjaftueshëm një përparim i tillë. Le t’i japim shansin edhe takimeve tjera deri në fund për të parë se cili është progresi për të cilin jemi të interesuar të gjithë”, ka shkruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Bayer Leverkusen ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferimin e mbrojtësit Jarell…