Brahimi transferohet te Panioniosi

14 janar 2018 | 17:00

Mesfushori nga Kosova, Mërgim Brahimi është edhe zyrtarisht lojtar i skuadrës greke, Panionios.

“Panionios konfirmon bashkëpunimin me futbollistin Mërgim Brahimi. Përfaqësuesi i Kosovës ka nënshkruar të dielën kontratë dhe do ta bartë numrin ‘9’”, thuhet në faqen zyrtare të klubit grek. Ndërsa, ish-futbollisti i Grasshoppersit është shprehur i lumtur për këtë transferim.

“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar me Panioniosin. S’më pritet të filloj punën me ekipin e ri, trajnerin e bashkëlojtarët. Me punë të madhe besoj se do ta përfundojmë vitin në mënyrë të shkëlqyer”, ka thënë Brahimi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjithë mjekët specialistë në institucione publike shëndetësore, pavarësisht në…