Supremja shfuqizon nene të caktuara të Udhëzimit administrativ për pagesat direkte në bujqësi

28 korrik 2025 | 13:08

Gjykata Supreme ka shpallur të paligjshme dhe ka shfuqizuar disa nene të Udhëzimit Administrativ për Pagesat Direkte në Bujqësi.

“Kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen juridike në konfliktin administrativ sipas padisë së paditëses: ‘Stonecastle Vineyards & Winery’ Sh.p.k, të cilën e përfaqësojnë sipas autorizimit Shoqëria e Avokatëve ‘Vokshi & Lata’, më avokatët Florin Lata dhe Urim Vokshi, më seli në Prishtinë, kundër të paditurës: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), me seli në Prishtinë, të cilën e përfaqëson Nadir Shyqeriu, avokat nga Avokatura Shtetërore nga Ministria e Drejtësisë, me bazë juridike: shfuqizimin e aktit nënligjor normativ, Udhëzimin Administrativ (MBPZhR) Nr.04/2025, për Pagesat Direkte në Bujqësi për Vitin 2025, në shqyrtimin gjyqësor publik, të mbajtur në praninë e palëve ndërgjyqëse, më datë 14.07.2025, ka aprovuar të themeltë kërkesëpadinë e paditëses: ‘Stonecastle Vineyards & Winery’ të paraqitur kundër të paditurës: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), me seli në Prishtinë”, ka njoftuar Gjykata Supreme.

Në njoftim është thënë se janë shfuqizuar neni 21 paragrafi 2 nën paragrafët 2.1 dhe 2.2, të Udhëzimit Administrativ për Pagesat Direkte në Bujqësi për Vitin 2025.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Pas vdekjes së papritur të legjendës së mundjes dhe sipërmarrësit…