Konfiskohen 80 mijë copë cigare të kontrabanduara në Mitrovicë

11 gusht 2025 | 14:08

80 mijë copë cigare pa banderola janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës dhe Policia, pas kontrollit të dy autobusëve që qarkullonin në linjën Serbi-Kosovë, në Mitrovicë.

Sasia e cigareve janë gjetur në sistemet e ajrosjes, sipas njoftimit të Doganës në “Facebook”,  në një hapësirë të posaçme për fshehje mallrash dhe në tualetin e njërit prej autobusëve.

Mallrat e kontrabanduara dyshohet se ishin destinuar për tregun e brendshëm të Kosovës, në kundërshtim me ligjin.

Rasti është proceduar për hetime të mëtutjeshme nga Prokuroria Themelore.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka shprehur dëshirën për t’i dhënë…