AAK-ja garon me numrin 174 në zgjedhjet lokale, Haradinaj: Për ne flet puna, jo premtimet

04 shtator 2025 | 12:50

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar numrin e kësaj partie për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, i cili është “174”.

Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se “Aleanca gjithmonë ka treguar se është shembull, shembull për të gjithë, sepse për ne flet puna, jo premtimet”.

“174 është numri i Aleancës në fletëvotim! Më 12 tetor, qytetarët do të kenë mundësinë të zgjedhin njerëz të dëshmuar në komuna dhe vizionin tonë për fitore të reja. Aleanca gjithmonë ka treguar se është shembull, shembull për të gjithë, sepse për ne flet puna, jo premtimet. Ky është angazhimi ynë: punë, jo premtime, dhe këtë e kemi vërtetuar kudo ku kemi marrë përgjegjësi”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë sot tërheqjen e…