Kryetari i PDK-së: Ta mbajmë gjallë kujtimin Nënë Terezën, duke i jetësuar porositë që na i la pas

05 shtator 2025 | 11:39

“Në 28-vjetorin e kalimit në përjetësi të Nënës Terezë, kujtojmë me nderim gruan e jashtëzakonshme që u bë simbol i dashurisë pa kufij. Me përkushtim të palodhur, dashuri të thellë dhe vetësakrificë të rrallë, ajo u kujdes për mijëra fëmijë, të sëmurë, të varfër e të braktisur në çdo cep të botës, pa kërkuar asnjëherë lavdi”, ka shkruar në “Facebook” kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Ai ka kujtuar edhe një thënie të Nënë Terezës.

“ ‘Nuk ka rëndësi sa shumë bëjmë, por sa shumë dashuri vendosim në atë që bëjmë’ – kjo është vetëm një nga thëniet e shumta me vlerë që i la si trashëgimi Nëna Terezë”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka thënë se Nënë Tereza mbetet frymëzim për të rinjtë që ëndërrojnë të bëjnë ndryshim, për nënat që sakrifikojnë çdo ditë për fëmijët e tyre, për mësuesit e mjekët që japin nga vetja pa kursim, për të moshuarit që na mësojnë me urtësi, e për çdo njeri që beson se dashuria dhe shërbimi ndaj tjetrit janë forca më e madhe e jetës.

“Ta mbajmë gjallë kujtimin për të, duke i jetësuar çdo ditë porositë që na i la pas”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-pjesëtari i UÇK-së, publicisti Liri Loshi, në postimin e tij…