Ibrahim Rexhepi nderohet me çmimin Vangjush Gambeta për gazetarinë ekonomike

16 nëntor 2018 | 19:18

Unioni i Gazetarëve Shqiptar (UGSh),  ka ndarë sot për të dhjetën herë çmimin Vangush Gambeta për gazetarinë ekonomike dhe me këtë rast me çmimin jetësor pos mortum është të nderuar  veprimtarinë e  gazetarit shumëvjeçar Ibrahim Rexhepi.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ishin prezent edhe presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dhe kryetari i parlamentit shqiptar Gramoz Ruçi dhe ambasadori i Japonisë në Tiranë.

Me çmime janë nderuar edhe gazetarët  Lorina Azo, Eriona Lata, Omer Xhaferi nga Maqedonia,Anila Hoxha, Floriana Lalo dhe gjithashtu post mortum edhe Agron Bala.

Ndërsa nga Kosova me çmim është nderuar edhe kryeredaktori i gazetës “Zëri” Lavdim Hamiti.

Ndarjes së çmimeve i ka parapri një panel kushtuar informalitetit në ekonomi për çka kanë folur  edhe përfaqësuesja e JTI, Zinaida Baboviq e cila theksoi se JTI është krenare qe ka mbështetur çmimet V. Gambeta për gazetaret e ekonomisë për te 10-in vit.“Ne falënderojmë zyrtaret e shtetit dhe Unionin e Gazetareve për bashkëpunimin dhe vëmendjen e treguar për këtë fushe te rëndësishme te raportimit ne media. Motivimi ynë p te mbështetur këtë aktivitet është që të inkurajojmë promovimin e transparencës dhe integritetin ne politikat publike”, ka deklaruar ajo.

Ajo theksoi se lufta kundër tregtisë ilegale dhe ekonomisë gri është një pjese e rëndësishme për ecjen e vendeve te rajonit përpara drejt BE-se.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjendja e ambasadores turke, Kivilcim Kiliç, është stabile pas aksidentit…