Qeveria mbajti mbledhje elektronike, ndan 10 mijë euro për një konferencë dhe miraton raportin për buxhetin

24 tetor 2025 | 12:18

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur dje mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë dy vendime.

Ajo ka ndarë 10 mijë euro për, siç ka njoftuar, promovimin e vendit për Organizatën FLOSSK – Free Libre Open Source Software Kosova, e cila do të mbahet këtë muaj në Prishtinë.

“Qeveria ka ndarë mjete financiare në shumë prej 10 000 € (dhjetë mijë euro) me qëllim të promovimit të vendit, për Organizatën FLOSSK – Free Libre Open Source Software Kosova, për edicionin e 10-të të Konferencës ‘Software Freedom Kosova (SFK)’, e cila do të mbahet më 24-26 tetor 2025 në FIEK, Prishtinë”,  ka njoftuar qeveria.

Po ashtu, qeveria ka aprovuar raportin nëntëmujor të buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2025.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Josko Gvardiol, i cili sot është një nga mbrojtësit më…