Kurti në Kuvend: Çdo vonesë rrezikon përfitimin dhe zbatimin e fondeve
19 nëntor 2025
| 12:18
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mbajtur fjalim në Kuvend në lidhje me buxhetin e shtetit për vitin 2026 dhe marrëveshjet ndërkombëtare.
Kurti ka thënë se nuk ka kohë për të humbur.
“Një arsye logjike pse komisionet duhet të ngritën si trupa të Kuvendit, sidomos ato të përhershme, vjen nga vet emri i tyre. Iu ftoj të votojmë. Koha nuk është burim i ripërtërifshim, kalon, çdo vonesë e rrezikon përfitimin dhe zbatimin e fondeve. Nëse nuk ratifikohen e vendi shkon në zgjedhje, 90 milionë euro do të humbin”, ka thënë Kurti.



