Ambasadorja e Kanadasë uron KQZ-në për punën e treguar në proceset zgjedhore

25 nëntor 2025 | 12:59

Sot, kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi priti në takim ambasadoren e Kanadasë në Kosovë, Jessica Blitt

Gjatë takimit, kryesuesi Radoniqi e njoftoi ambasadoren Blitt për aktivitetet që KQZ-ja është duke realizuar aktualisht, si dhe për hapat e ndërmarrë në kuadër të procesit zgjedhor.

Ai informoi ambasadoren kanadeze për përgatitjet që po zhvillon KQZ-ja lidhur me organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Po ashtu, Radoniqi e njoftoi Blittin lidhur me angazhimin e KQZ-së për përmbylljen e procesit të Zgjedhjeve Lokale 2025, respektivisht raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të 18 komunave.

Nga ana e saj, ambasadorja Blitt uroi KQZ-në për punën dhe përkushtimin e treguar në proceset zgjedhore dhe shprehu mbështetjen e Kanadasë në fushën që kontribuojnë në zgjedhje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se konsumatorët që…