Daut Haradinaj shpërndanë videon ku Perparim Rama godet LV-në: E vërtetë e madhe
26 nëntor 2025
| 11:28
Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka shpërndarë një deklaratë të kryetarit të Prishtinës, Perparim Rama, të bërë në një intervistë në “RTV Dukagjini”, e në të cilën ka goditur Lëvizjen Vetëvendosje dhe ideologjinë e funksionimit të tyre si parti politike.
“Këta vendosin UÇK-ja a qenka e mirë a s’qenka e mirë, njerëzt, heronjtë, luftarët, Ramush Haradinaj qenka me serb, me Listën Serbe, njeriu që ka luftuar, që ka plagë në trup të vet, kush po iu tregon këtyre, a po merr vendim Dejona Mihajli?”, ka deklaruar mbrëmë Rama.
Këtë video e ka shpërndarë Daut Haradinaj me përshkrimin “E vërtetë e madhe”.



