Reagon bashkëshortja e Shpat Kasapit: Ndërrove jetë në krahët e mi, e le Roelin jetim

26 nëntor 2025 | 12:08

Lajmi për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi ka tronditur të gjithë.

Bashkëshortja e tij ka reaguar me një postim të ndjerë në rrjete sociale, duke treguar se vdiq në krahët e saj.

Ata kishin një djalë të vogël së bashku të quajtur, Roel.

Në postimin e saj, Selvije Jao shpreh pikëllimin e thellë për humbjen e partnerit dhe dhimbjen që ndjen për të birin, i cili tashmë është pa babanë e tij.

Kjo tregon lidhjen e fortë dhe përkushtimin e Shpatit që kishte ndaj familjes.

Postimi i plotë (pa ndërhyrje):

“Ndërrove jetë në krahët e mi, o jetë.Sa të lumtur ishim që më në fund Roelit po i bëheshin dokumentet në Itali, që të mund ta çonim sa më shpejt tek logopedët më të mirë.

Sa jemi lodhur, sa jemi stresuar…dhe askush nuk e di.Sa të afërt kemi qenë, sa bashkëpunues në privatësinë tonë, duke shijuar rritjen dhe zhvillimin e Roelit.

Nuk prite të dëgjoje duke të thirrur babi, nuk prite Shpat.

Nxitove dhe na le këtu vetëm pa ty.E le Roelin jetim, o Shpat.

Në kohën kur më së shumti kishte nevojë për ty.

Në kohën kur duart e tua i duheshin më shumë se kurrë.Si t’ia shpjegoj Roelit që babai nuk është më?

Më thoje gjithmonë se do të më doje deri sa vdekja të na ndante.

Por pse u ndave nga jeta në krahët e mi, pse ma këpute zemrën kështu, o jetë?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, ka mohuar se do…