Ambasadori Reka takon kryesuesin e partisë republikane për shtetin e Nju-Jorkut, Edward Cox

27 nëntor 2025 | 12:53

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka, ka takuar kryesuesin e partisë republikane për shtetin e Nju-Jorkut, Edward Cox.

Reka ka shkruar në “Facebook” se ishte të priste në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, politikanin republikan me përvojë dhe juristin e Harvardit dhe Princeton-it.

“Me Edward Cox, kryesuesin e partisë republikane për shtetin e Nju Jorkut. Kënaqësi të prisja në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork politikanin republikan me përvojë dhe juristin e Harvardit dhe Princeton-it. Orë historie me dhëndrin e Presidentit Nikson dhe zyrtarin e presidentëve Regan e Bush; dhe evokim i eksperiencës shumë dekadëshe në më shumë administrata amerikane”, ka shkruar Reka në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se ka…