Provoni të qëndroni vetëm 1 javë pa rrjete sociale dhe ja çfarë do të ndodh me trurin tuaj!
Një studim i ri zbulon se reduktimi i përdorimit të rrjeteve sociale për vetëm një javë mund të ulë ndjeshëm ankthin, depresionin dhe problemet e gjumit tek të rinjtë. Studimi, botuar në JAMA Network Open, ndoqi 295 pjesëmarrës nga mosha 18–24 vjeç, një grup që përdor rrjetet sociale më shumë dhe ka rrezik më të lartë për probleme mendore. Gjatë një jave “detoks rrjetesh sociale”, përdorimi mesatar ra nga 1.9 orë në vetëm 0.5 orë për ditë. Rezultatet?
Ankthi u ul me 16%, depresioni me 25%, dhe insomnia me 15%! Ata që kishin përdorim problematik të mediave sociale panë përfitime edhe më të mëdha. Megjithatë, ndjenja e vetmisë nuk ndryshoi duke treguar se rrjetet sociale janë edhe një mënyrë për lidhje shoqërore. Studiuesit theksojnë se përfitimet vijnë më shumë nga ulja e krahasimeve negative dhe përdorimit të varësisë, jo vetëm nga ulja e kohës së ekranit. Megjithëse studimi nuk kishte ndjekje afatgjate dhe pjesëmarrësit u regjistruan vullnetarisht, autorët thonë se rezultatet janë premtuese: kufizimi i rrjeteve sociale mund të jetë një hap i vogël, por i fuqishëm për shëndetin mendor.
Ndërkaq, Agjencia franceze e shëndetësisë ANSES tha se provat aktuale shkencore nuk vërtetojnë lidhje shkakësore midis përdorimit të telefonave celularë dhe kancerit. Agjencia franceze për ushqimin, mjedisin dhe shëndetin dhe sigurinë në punë shqyrtoi 250 nga studimet më të fuqishme nga më shumë se 1 mijë botime të fundit epidemiologjike e toksikologjike, përfshirë programe të mëdha si MOBI-Kids dhe Programi Kombëtar i Toksikologjisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ekspertët e shëndetit kanë ngritur alarmin për ndikimet negative që sjell përdorimi i pakontrolluar i celularëve, tabletave dhe kompjuterëve, veçanërisht në shëndetin mendor dhe gjumin cilësor. Sipas mjekëve Dr. Gagan Saini dhe Dr. Manisha Arora, ekspozimi i gjatë ndaj ekraneve mund të shkaktojë stres kronik dhe çrregullime të ritmit biologjik.



