Gëzim Kasapolli i bashkohet LDK-së
27 nëntor 2025
| 13:54
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar aderimin e radhës në partinë e tij para zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Ish-zëvendësministri dhe ish-ambasadori i Kroacisë, Gëzim Kasapolli, i është bashkuar partisë së tij.
“Gëzim Kasapolli i bashkohet sot Lidhjes Demokratike të Kosovës me përvojë të jashtëzakonshme, dije të thellë dhe një angazhim të sinqertë për shtetin. LDK-ja fiton një kuadër të ri që beson në vlerat tona, në vizionin evropian të vendit dhe në forcimin e institucioneve”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.
Postimi i plotë i Abdixhikut:



