Haradinaj viziton në spital babain e Ilir Konushevcit: “Ia urova bacës Halit shërim dhe festat e Nëntorit”

27 nëntor 2025 | 16:24

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar në spital Halit Konushevcin, babain e heroit të kombit Ilir Konushevci. Ai ka bërë të ditur se gjatë vizitës i ka uruar atij shërim të shpejtë dhe festat e Nëntorit.

Në njoftimin e tij, Haradinaj shkruan:

“Ilir Konushevci ishte një nga figurat më emblematike të Ushtrisë Çlirimtare, që nga krijimi i njësive të para të armatosura e deri në rënien e tij heroike. Sot e vizitova babain e Ilirit, bacën Halit, pas një ndërhyrjeje që kishte. I urova shërim të shpejtë si dhe festat e Nëntorit.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti i ZOLL-it, Rrustem Mustafa ‘Remi’, ka reaguar rreth gjendjes…