Hoti për ekonominë në vend: S’ka pasur asnjëherë situatë më të paqartë dhe më të pasigurt

27 nëntor 2025 | 19:04

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka folur për situatën ekonomike në vend.

Ai u shpreh se nuk ka pasur asnjëherë situatë më të paqartë dhe më të pasigurt.

“Në aspektin ekonomik nuk ka pasur asnjëherë situatë më të paqartë dhe të pasigurt. Ajo që e mbyt ekonominë dhe biznesin është mungesa e parashikimit për të ardhmen. Mungesa e qartësisë dhe pasiguria që ekziston në ekonomi, kjo i mbyt investimet, e mbyt të ardhmen e bizneseve, planifikimet që mund të bëjnë bizneset”.

“Në ekonominë e Kosovës, për shkak të rrethanave që kemi pasur, sektori publik ka qenë shumë i rëndësishëm për të ndërtuar atë infrastrukturën e nevojshme për të funksionuar bizneset, që ndikon në produktivitetin e bizneseve”, u shpreh ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një përplasje e re institucionale pritet të shpërthejë mes Ministrisë…