Specialja cakton edhe dy seanca për fjalët përfundimtare, evitohet 17 shkurti
28 nëntor 2025
| 13:12
Trupi gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë ka lëshuar një numër të afateve dhe urdhrave në lidhje me përmbylljen e paraqitjes së argumenteve prej mbrojtjes dhe fazat e mbetura të procesit.
Gjykata Speciale ka vendosur të shtojë dy seanca shtesë për fjalët përfundimtare të ekipeve mbrojtëse, në rastin e katërshes së UÇK-së.
Përveç javës nga 9 – 13 shkurt 2026, ka shtuar edhe dy data të tjera, 16 dhe 18 shkurtin.
Edhe këtë herë, si në dy vitet e fundit, Specialja po e respekton Ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke evituar datën 17 shkurt.
Por, ndryshe kishte vepruar në vitin 2023, kur caktoi pikërisht këtë datë për seancë ndaj Thaçit dhe të tjerëve.



