Ish-Ambasadori Bosch pajtohet me Thaçin: Seanca më 28 nëntor duhej të ishte shmangur
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch tha se pajtohet me deklaratat e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili tha se mbajtja e seancës më 28 nëntor ishte një surprizë e pakëndshme për të dhe për shqiptarët.
Përmes një reagimi në rrjetin social, Facebook, Bosch citoi Thaçin të ketë thënë se “si çdo popull tjetër, ne shqiptarët kemi historinë, traditat dhe vlerat tona kombëtare dhe shtetërore. Mendoj se mbajtja e kësaj seance më 28 nëntor duhej të ishte shmangu”, duke shkruar se është “dakord” me këtë.
“Si çdo popull tjetër, ne shqiptarët kemi historinë, traditat dhe vlerat tona kombëtare dhe shtetërore. Mendoj se mbajtja e kësaj seance më 28 nëntor duhej të ishte shmangur. Sot çdo shqiptar ka një festë kombëtare, shtetërore dhe familjare sepse është festa e dinjitetit dhe krenarisë sonë kombëtare”, argumentoi ai”, shkruhet tutje në reagimin e tij.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mori fjalën në Hagë, për të shprehur revoltën e tij për mbajtjen e seancës pikërisht sot, më 28 Nëntor.
Thaçi iu drejtua gjyqtarit se një seancë e tillë do të duhej evituar dhe nuk duhet lejuar që të tilla gjëra të ndodhin.
Në fund të fjalës së tij, ish-kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po mbahet në paraburgim në Hagë, uroi kombin shqiptar për 28 Nëntor.
Thirrja e tij për shqiptarët ishte që të festojnë të bashkuar dhe me krenari.



