Shahin Dervishaj: PDK-ja në Gjermani, e bashkuar dhe e organizuar drejt fitores
Shahin Dervishaj përfaqësues i PDK-së për Gjermani, ka njoftuar se angazhimi për fuqizimin e PDK-së në mërgatë po vazhdon.
Afaristi Dervishaj ka shkruar në “Facebook” se në vazhdën e takimeve me strukturat e nëndegëve të PDK-së në Baden-Württemberg, mbrëmë kanë zhvilluar takim me nëndegën Baden-Baden, Bühl dhe Rastatt.
Nga ky takim u informuan nga kryetari i kësaj dege, Valmir Kryeziu, për ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
“Në vazhdën e takimeve me strukturat e nëndegëve të PDK-së në Baden-Württemberg, mbrëmë zhvilluam takim me Nëndegën Baden-Baden, Bühl dhe Rastatt. Kryetari Valmir Kryeziu na informoi në mënyrë të detajuar për ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet e 28 dhjetorit. PDK në Gjermani, e bashkuar dhe e organizuar, po hyn e vendosur drejt fitores”, ka shkruar Shahin Dervishaj.



