Anëtari Visar Krasniqi tërhiqet nga kërkesa për shkarkimin e kryesuesit të KPK-së

01 dhjetor 2025 | 13:04

Anëtari Visar Krasniqi është tërhequr nga kërkesa për shkarkimin e kryesuesit të Këshillit Prokruorial të Kosovës (KPK).

Ai ka thënë se propozimin e tij e ka bërë me qëllimin që të kuptohet se si është shkarkuar ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shtetit.

Sipas tij, ka procedura për shkarkimin e një anëtari, andaj kryesuesi është në fund të mandatit.

“Propozimi im është shkarkimi yt nga pozita e anëtarit të Këshillit dhe automatikisht bie edhe prej kryesuesit. Meqenëse jemi bërë hajgarexhi në takime të Këshillit, po bëjmë propozime qysh na teket, qysh na vijnë ndër mend”, ka thënë Krasniqi.

Propozohet shkarkimi i kryesuesit të KPK-së, dy anëtarë lëshojnë mbledhjen

Anëtari i Këshillit Prokruorial të Kosovës (KPK), Visar Krasniqi, ka propozuar shkarkimin e kryesuesit të KPK-së, Ardian Hajdaraj pasi që siç ka thënë ai vendimet po merren pa procedura dhe në mënyrë arbitrare.

Krasniqi po ashtu ka kundërshtuar prezencën e ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit, Agron Qalaj, duke kërkuar që ai ta lirojë sallën.

“Propozimi im është shkarkimi yt nga pozita e anëtarit të Këshillit dhe automatikisht bie edhe prej kryesuesit. Meqenëse jemi bë hajgarexhi në takime të Këshillit, po bëjmë propozime qysh na teket, qysh na vijnë ndër mend”, ka thënë Krasniqi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ata nuk kanë pranuar që të jenë pjesë e takimit teksa aty merr pjesë Qalaj. Me këtë rast Visar Krasniqi bashkë me Veton Shabanin kanë lëshuar mbledhjen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë marrë…