Sot mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së
01 dhjetor 2025
| 13:45
Sot (e hënë) do të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Kjo mbledhje do të mbahet nga ora 17:00.
Sipas njoftimit të LDK-së, kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku do mbajë fjalën e tij, pastaj Këshilli i Përgjithshëm do t’i vazhdojë punimet.



