Komuna e Çairit shpall ditë zie për ndarjen nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi

01 dhjetor 2025 | 14:11

Sot, në mbledhjen e 4-të, të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Çairit, u mor vendimi që e hëna, më 1 dhjetor 2025, të shpallet ditë zie në territorin e komunës sonë.

“Ky vendim reflekton pikëllimin dhe respektin e çairasve për humbjen e papritur të këngëtarit Shpat Kasapi, një artist i dashur që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në muzikën shqiptare. Të martën, më 2 dhjetor 2025, në orën 13:00, në Teatrin Shqiptar në Shkup do të mbahet mbledhja komemorative, ku së bashku me qytetarët, miqtë dhe artdashësit do të nderojmë kujtimin dhe kontributin e tij. Libri i ngushëllimeve do të jetë i hapur nga e marta deri të premten, në Teatrin Shqiptar, për të gjithë ata që dëshirojnë të lënë mesazhin e tyre. Vendimi për ditën e zisë hyn në fuqi ditën e publikimit në Fletën Zyrtare të Komunës së Çairit”, ka shkruar në “Facebook” kryetari i Çairit, Izet Mexhiti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi dëshiron të vazhdojë të shtojë cilësi në skuadrën…