Joseph: Kosova si model për paqen në Ukrainë

01 dhjetor 2025 | 14:06

Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në ShBA dhe ekspert i menaxhimit të konflikteve, propozon një qasje strategjike për të arritur paqe në Ukrainë, duke u bazuar në modelin e Kosovës.

Ai e ka trajtuar këtë ide edhe në një analizë të publikuar në revistën akademike “SAIS Review of International Affairs”.

Duke folur për “Radion Evropa e Lirë” , Joseph shpjegon se zbatimi i parimeve të Rezolutës 1244 në Donbas – administrimi ndërkombëtar, vendosja e trupave paqeruajtëse dhe shtyrja e çështjes së sovranitetit për më vonë – mund t’i ofrojë Ukrainës garanci sigurie pa pasur nevojë të pranojë aneksimin rus të rajonit.

Joseph ka vlerësuar gjithashtu përpjekjet e administratës Trump, duke theksuar se ajo ka vënë në qendër arritjen e paqes në Ukrainë dhe ka sjellë dinamikë të re në procesin e negociatave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendimi i fundit i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa…