KQZ-ja mblidhet sot për të vendosur rreth fletëvotimeve të 28 dhjetorit
02 dhjetor 2025
| 11:21
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot (e martë) do ta mbajë mbledhjen e radhës.
Në rendin e ditës në mbledhjen që do të mbahet nga ora 14:00, është paraparë të shqyrtohet dhe miratohet specifikimet teknike për shtypjen e fletëvotimeve, broshurave të kandidatëve dhe listave të votuesve për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Në rend të ditës është bërë me dije se bën pjesë edhe shqyrtimi dhe miratimi i formularëve/formave zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, si dhe shqyrtimi e miratimi i përbërjes së Komisioneve Komunale.



