Policët patrullues bëhen me vetura të reja (foto)

02 dhjetor 2025 | 11:43

Menaxhmenti i Policisë së Kosovës me qëllim të rritjes së vazhdueshme të efikasitetit në punën e policëve patrullues, e që ata të jenë sa më afër nevojave të qytetarëve, ka ndarë vetura zyrtare për njësitë patrulluese.

Sipas njoftimit të policisë, përmbushja e objektivave të planit zhvillimor strategjik dhe forcimi i qasjes proaktive ndaj kërkesave të qytetarëve, tashmë mundësohet më lehtë dhe më shpejt, falë pajisjes shtesë me automjete zyrtare për njësitë patrulluese të stacioneve policore.

“Drejtori i përgjithshëm i policisë, kolonel Gazmend Hoxha, ka vazhduar me mbështetjen ndaj departamenteve policore, në këtë rast të rendit publik, duke ndarë dyzet e një (41) vetura të reja, prej tyre 35 limuzina, përfshirë ato ‘Hybride’ dhe 6 xhipa për mbulimin e zonave patrulluese, në të gjitha drejtoritë rajonale. Kjo edhe një herë dëshmon përkushtimin e menaxhmentit të policisë për një qasje gjithnjë e më proaktive ndaj qytetarëve, për forcimin e bashkëpunimit, komunikimit dhe reagimit me kohë ndaj kërkesave dhe nevojave të qytetarëve, si dhe për rritjen e mëtejme të besueshmërisë dhe transparencës institucionale”,  ka njoftuar policia.

May be an image of ambulance and textMay be an image of car and text that says 'AGE LIGE Fr6a ni LICE 018 ."". LIGE P a197 LICE'May be an image of car, road and text that says 'MACE MLICE POLICE BOLICE POLICE POLICE KATE waiek POLICE POLICE'

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vedat Muriqi ka vazhduar me suksese edhe këtë fundjavë që…