Miratohet rekomandimi për procedurat ekstreme për zgjedhjet e 28 dhjetorit
02 dhjetor 2025
| 15:08
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar rekomandimin për zhvillimin e procedurave emergjente ekstreme për aktivitetet e prokurimit që lidhen me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Ky rekomandim ka kaluar i me 7 vota për dhe dy kundër nga Alban Krasniqi e Sami Kurteshi, të dy anëtarë të KQZ-së nga radhët e LV-së.



