Hajdar Beqa do të jetë kandidat i PDK-së për deputet
03 dhjetor 2025
| 09:38
Ish-deputeti shumëvjeçar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, do të rikandidojë për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Beqa, i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme për të marrë mandatin e deputetit, ka konfirmuar për Epoka e re se ka vendosur të garojë sërish. “Po, do të kandidoj dhe sigurisht që do të fitoj”, ka deklaruar ish-ushtari i UÇK-së Hajdar Beqa.



