Plani i veprimit i zbatimit të deklaratës së Sofjes për Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor
Plani i Veprimit përfaqëson një prej rezultateve të Deklaratës së Sofjes për Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor (AGjBP) dhe përdoret si mjet për të orientuar zbatimin e saj. Këtu vjen shprehja “kthimit të fjalëve në vepra” përmes identifikimit të afateve konkrete kohore dhe organizatave mbështetëse si dhe përmes përcaktimit të afateve kohore indikative për secilën masë të zbatueshme.
Plani i Veprimit (PV) është përgatitur pas një shumë konsultimeve të koordinuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (KBR) dhe u hartua nga pjesëmarrja e autoriteteve nga ekonomitë e Ballkanit Perëndimor (BP), organizatave rajonale aktive në fushat e politikave që bulohen nga AGjBP-ja, institucioneve ndërkombëtare financiare (INF), organizatave të shoqërisë civile (OShC), dhe partnerëve të tjerë. Komisioni Evropian (KE).
Ky dokument përfshin periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2030 dhe është hartuar në mënyrë të atillë që mund të rishikohet sistematikisht sipas nevojave dhe prioriteteve të reja, e pa zbritur nga niveli i ambicieve.
Organizimi/Struktura e Planit te Veprimit
Plani i Veprimit është i ndërtuar në mënyrë të atillë që të pasqyrojë shtatë komponentët e Deklaratës së Sofjes (Klimën, Energjinë, Transportin, Ekonominë Qarkulluese, Ndotjen, Bujqësinë e Qëndrueshme, Mbrojtjen e Natyrës dhe Biodiversitetin) të grupuar në pesë shtylla. Komponentet e Deklaratës te ndara në grupe janë; 1) Dekarbonizimi, 2) Ekonomia Qarkulluese, 3) Eliminimi i Ndotjes, 4) Bujqësia e Qëndrueshme dhe 5) Mbrojtja e Natyrës dhe Biodiversitetit.
Për shkak të kufizimit të artikullit në fokus kemi Planin e Veprimit për Energjinë dhe Planin e veprimit për Ekonominë Qarkore.
Planin e Veprimit për Energjinë
Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor aktualisht përballen sfida kryesore. Fillimisht, duhen të përmbushin detyrimet ekzistuese që ka kohë që nuk arrihen, si psh. krijimi i tregjeve konkurruese dhe të integruar të energjisë në përputhje me rregulloret përkatëse. Sektori energjetik i Ballkanit Perëndimor, i cili ende bazohet shumë tek karburantet fosile, posedon me teknologjitë dhe impiantet e shumë vjetruara, duket tashmë një proces i ndërlikuar dhe i vështirë i këtyre vendeve, për tu transformuar dhe integruar në tregun energjetik të BE-së. Ky proces i transportimit vështirësohet edhe më shumë duke patur parasysh afatet e ngutshme të kërkesave të reja të dekarbonizimit me tendencë të një transformimi rrënjësor të energjisë. Rajoni i Ballkanit Perëndimor duhet gjithashtu të vazhdojë përpjekjet për të rritur dhe diversifikuar sasitë e energjisë së rinovueshme në hargjime bruto të energjisë, si dhe për të ngritur dhe zbatuar skema ekonomikisht të qëndrueshme. Nevoitet mbështja dhe nxitja e vetë-konsumimit të energjisë nga burime të rinovueshme të energjisë. Arritja e objektivave të efiçiencës së energjisë, përfshirë dhe rinovimin e ndërtesave, duhet të vazhdojë po ashtu por në mënyrë sistematike dhe me ritme m të shpejta.
Kufizimi i emetimeve nga impiantet e mëdha të djegies me burime fosile vazhdon të përbëjë një nga sfidat më të mëdha për rajonin. Për këtë arsye, duhet të gjejë zbatim të plotë Rregullorja e Qeverisjes dhe zhvillimi i PKEK-së së integruar. Zotimet e Traktatit të Komunitetit të Energjisë për të përfshirë edhe klimën dhe mjedisin synojnë kalimin në një shoqëri me nivele të ulëta të lirimit të karbonit, me ngritje të efiçiencës së energji dhe duke u bazuar në burimet e rinovueshme të energjisë (energjia e erës, energjia e diellit, biomasa, energjia gjeotermale hidro-energjia) në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Planin e Veprimit për Ekonominë Qarkore;
Në Ballkanin Perëndimor, Progresi i harmonizimit të bazës ligjore për menaxhimin e mbetjeve, duke përfshirë riciklimin e shumë mbeturinave me vlera ekonomike dhe energjetike, plastikën, metalet, komponentet e ndryshme kimike, qelqin dhe dizenjimet e këtyre proceseve ekologjike që lidhen me ekonominë qarkore është i ngadaltë dhe shumë i kufizuar. Problem në vehte është zbatimi i plotë i aspektit aktual ligjor dhe i zbatimit të politikave për ekonominë qarkore.
Koncepti i ekonomisë qarkore (EQ) është një koncept i ri për rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe për këtë arsye vazhdon të jetë ende abstrakt për shumë nga qytetarët dhe pronarët e kompanive. Në fakt, Rajoni ka potencial për t’u përfshirë shumë më shumë kah ekonomia qarkore. Kjo, mundësohet duke vendosur objektivat e EQ-së në qendër të fushave të politikave komunale e shtetërore dhe duke i integruar me praktikat e EQ-së në të gjithë sektorët e ekonomisë dhe në të gjitha nivelet, dhe paralelisht duke ngritur ndërgjegjësimin e përgjithshëm të qytetarëve për konceptin në fjalë dhe benefitet.
Manaxhimi i mbetjeve dhe riciklimi, si shtyllat kryesore të konceptit të EQ, vazhdojnë të dominohen nga një qasje e tipit “mblidh dhe hidh” e nuk bazohen në një sistem të integruar e të qëndrueshëm menaxhimit të mbetjeve. Këtij rajonit i nevojitet politika vendimmarrëse, nevojitet kuadër ligjor i avansuar dhe politika të forta zbatimi, nevojiten fushata ndërgjegjësimi dhe incentiva ekonomikë dhe financiarë për të nxitur kalimin në ekonominë e gjelbër.
Vendi unë ka probleme serioze elementare me grumbullimin e mbeturinave komunale. Ende nuk menaxhohen mbetjet inerte nga ndërtimet e larta, mos menaxhimi i mbeturinave të rrezikshme, i cili nuk është edhe aq keq nga aspekti ligjor , aspekti i resurseve njerëzore, mungesa e mekanizmave dhe pajisjeve transportuese të mjaftuara, mungesa e infrastrukturës funksionale të pikave grumbulluese të mbeturinave, niveli i ultë i pagesave ndaj shërbimeve publike, nevojën e transformimit të vetëdijes së menaxhimit me prona( kompani) publike, ndërhyrja e politikës në menaxhim të pronës publike.
Dr.sc. Sylejman Berisha, prof. Ass.
Ekspert mjedisor



