Haradinaj prezanton Agim Çekun si kandidat të AAK-së për deputet
Ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku është prezantuar si kandidat për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Prezantimi i Çekut është bërë nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se së bashku do të vazhdojnë t’i shërbejnë atdheut edhe në Kuvendin e Kosovës.
“Gjeneral Agim Çeku iu përgjigj thirrjes së atdheut si një oficer lufte i respektuar në Kroaci. Që në ditët e para ai u vu në krye të luftës së UÇK-së për liri, së bashku me veten e tij dhe të gjithë ata që i besuan. Serbia e Millosheviqit u largua me turp nga Kosova, duke lënë pas krime të shumta. Qyshku edhe sot ruan plagët dhe dhimbjet e luftës, ashtu siç bartë me vete edhe familja e gjeneralit Çeku. Gjeneral Çeku, vazhdimisht ishte partner i respektuar i aleatëve tanë të sigurisë. Do ta vazhdojmë bashkë shërbimin ndaj atdheut edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës, krah teje dhe krah secilit në këtë vend”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.



