Grabovci: Nuk do të jem kandidat për deputet 

06 dhjetor 2025 | 20:47

Ademi Grabovci ka njoftuar se nuk do të jetë kandidat për deputet.

Ai ka shkruar në “Facebook” se do të jetë mbështesë i uqishëm i Bedri Hamzën për kryeministër.

“DO JEM, mbështetës i vizionit qeverisës të PDK-së”, ka shkruar Grabovci.

Postimi i plotë i tij:

Të dashur struktura, e të nderuar aktivist/e e mbështetës të sinqertë të Partisë Demokratike të Kosovës, dhe të gjithë Ju, që këto ditë u interesuat dhe shprehet gatishmërinë për të më përkrahur në zgjedhje.

Për mua, është nder i madh indentifikimi dhe gjithçka që lidhet me PDK-në, sepse është shtëpi që për ndërtimin e saj, kam vendosur themelet, e pastaj shumë gurë per tu bërë KALA e palëkundur, jo vetëm dje, por edhe sot e për mot.

Pra, FALEMINDERIT PDK,
Faleminderit Degës në Pejë për propozimin.
E posaçerisht Faleminderit Kryeministër i ardhshëm, Bedri Hamza, për respektin dhe konsideratën në ketë proces.

Mendoj, dhe angazhohem çdo ditë që shtepinë tonë politike ta shoh të forcuar dhe aty ku e ka vendin. Kjo duhet të jetë betej për secilin themelues dhe anëtar. Beteja e jonë është për Kosovën dhe jo për individin.
Pra, thënë më qartë:
DO JEM, mbështesë I fuqishëm I Bedri Hamzën për Kryeministër
DO JEM, mbështetës i vizionit qeverisës të PDK-së
DO JEM, mbështetës i listës kandiduese të PDK-së
NUK DO JEM, kandidat në listën zgjedhore të PDK, por fuqishëm do rrugëtojmë për FITORE se bashku.

Jam i bindur se, kur PDK është e fortë, e tillë është Kosova. E që, si asnjëherë me parë gjendet ne udhëkryq, po sikurse zhvillmet me Çlirimtarët tanë, të cilët në zemrat e mendjet e tyre, na duan te bashkuar e të fortë.

FORCA, i madh e i vogël
për Bedri Hamzën
per PDK – në
për Kosovën!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed Al-Sharaa, ka akuzuar Izraelin…