Neurologu Gentian Lila i bashkohet AAK-së
07 dhjetor 2025
| 11:08
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se me kënaqësi ka mirëpritur në parti Dr. Gentian Lilën, Neurolog i dalluar, një profesionist që me gjithë qenien e tij u shërben qytetarëve dhe vendit tonë.
“Dr. Genti vjen nga një familje me traditë. Ai është biri i Dr. Rifat Lilës, i cili me përkushtim dhe humanizëm i shërbeu Gjakovës, Prishtinës dhe mbarë Kosovës, duke qenë një krah i fortë i popullit i vendit tonë. Me Dr. Gentin do të garojmë së bashku, për t’i dhënë një krah të ri Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.



