Bajrami telefonon në studio Pandurin për një deklaratë të shkëputur të saj: “Mos krijo narracion të VV-së”

07 dhjetor 2025 | 22:08

Hykmete Bajrami, Nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka telefonuar në studio Ermal Pandurin e Debat Plus-in, i cili iu referua si të vërtetë të ngurtë një deklarate të shkëputur nga konteksti të Hykmete Bajramit.

Kjo e fundit e quajti “të padrejtë, jo korrekt, dhe narracion të VV-së” mënyrën e përdorimit të një deklarate të Bajramit ku Panduri pretendoi të jetë se “nuk ka problem me Listën Serbe”.

“Fillimisht po më vjen shumë keq që intevistën time më shumë se 1 orë, e reduktove në një fjali të vetme. Ti sonte e bane pjesë të diskutimit një fjali, dhe kjo nuk është korrekte. Unë nuk kam nevoj për ta sqaru, sepse e kam sqaru, e kam sqaru në Debat Plus. Por këtë punën e listës serbe dhe të Sebrisë, e kam të sqarume prej kur kam lind. Veprimtarinë time kombëtare e njohin njerëzit. Nuk ke nevojë me kriju narracion të VV-së në studio, sepse nuk është respek...

Për vetmin emrin tim, u zgjodh një fjali, e natyrisht që edhe në 2021, Nuk u diskutu intervista ime, u shkëput një fjali nga intevista ime 1 orë e 30 minut. Kjo është e padrejtë. Sepse për asnjë emër tjetër ju nuk diskutuat. Qit narracion po e përdor VV rrafsh qe 10 ditë”.

Panduri: “Ju nuk jeni me Listën Serbe, është ajo çka dua të them”,.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka konfirmuar sonte në…