42-shi i PDK-së, Nait Hasani

07 dhjetor 2025 | 23:16

Nait Hasani është një nga figurat qendrore të rezistencës kombëtare për çlirimin e Kosovës. Ai është ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ka shërbyer si deputet në gjashtë legjislatura, ndërsa një mandat ka ushtruar detyrën e ambasadorit të Kosovës në Shqipëri.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, Hasani garoi në listën zgjedhore të PDK-së me numrin 42, duke grumbulluar rreth 30 mijë vota dhe u rendit në top-dhjetëshen e deputetëve më të votuar të kësaj partie në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Edhe në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor 2025, Nait Hasani do të garojë sërish me numrin 42 në listën zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti dhe kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar…