Ish-deputetja Ismaili merr pjesë në Konferencën ICASF 2025 në Abu Dhabi
Profesoresha, ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Besa Ismaili, ka marrë pjesë në Ditën 1 të Konferencës Ndërkombëtare për Avancimin e një të Ardhmeje të Qëndrueshme (ICASF 2025) në Abu Dhabi, EBA, organizuar nën patronatin e Ministrisë së Tolerancës, shkëlqesisë së tij, Nahyan Bin Mubarak Al Nahyan.
“Sot u hapën kapituj të rinj të diskutimeve të thella, bashkëpunimeve domethënëse dhe ideve inovative të fokusuara në ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme për komunitetin tonë global”.
“Nesër do të prezantojë punimin tim në këtë konferencë: ‘Arsimi si Infrastrukturë Paqeje: Përparimi i Qëndrueshmërisë, Barazisë dhe Përfshirjes në Shoqëritë e Pasluftës’ në sesionin ‘Transformimi i Arsimit për një të Ardhme të Qëndrueshmërisë, Barazisë dhe Përfshirjes’ “, ka shkruar Ismaili në “Facebook”.




