Miku i bacës Rifat Jasharit garon në listën e Lëvizjes Vetëvendosje

15 dhjetor 2025 | 15:10

Në listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje është përfshirë edhe një emër i njohur për lidhjet e tij me familjen Jashari. Bëhet fjalë për mikun e bacës Rifat Jasharit, Shefqet Gjocajn, figurë që gëzon respekt të veçantë në rrethin shoqëror dhe publik, për shkak  të sngazhnit të tij në aktivitete publike me sfond kombëtarist.

Ky angazhim politik i Gjocajt është si vazhdimësi e një përkushtimi moral dhe qytetar ndaj vlerave të lirisë, sakrificës dhe përgjegjësisë publike, të mishëruara nga familja Jashari ndër dekada. Kandidatura e tij në listën e Vetëvendosjes vjen në një moment kur partia synon të forcojë përfaqësimin e figurave me integritet dhe lidhje të drejtpërdrejta me historinë e rezistencës dhe shtetndërtimit të Kosovës.

Nga Vetëvendosje theksohet se lista përfshin individë me profile të ndryshme shoqërore, profesionale dhe qytetare, me synimin për të ndërtuar institucione më të forta dhe më përfaqësuese. Ndërsa kandidati në fjalë ende nuk ka bërë një deklaratë të gjatë publike, burime pranë tij bëjnë të ditur se angazhimi i tij politik bazohet në bindjen për ndryshim, drejtësi sociale dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Por kush është Shefqet Gjocaj nga Istogu:

Me mbi 40 vite përvojë profesionale, drejtim institucional, krijimtari artistike dhe angazhim shoqëror, Shefqet Gjocaj vjen para jush si një zë i dëshmuar i punës, integritetit dhe përkushtimit ndaj komunitetit.
Krijues, dramaturg dhe regjisor: autor i dhjetëra shfaqjeve teatrore, fitues i shumë çmimeve, bashkëthemelues i teatrove “A. Moisiu” dhe “Bindi”, kontribues i madh në kulturën vendore. Skenari i tij “Kthimi” u vlerësua me Çmimin e Parë në Sundance Film Festival dhe në Festivalin Ndërkombëtar të Sarajevës.
Drejtues i institucioneve të Kulturës: Drejtor i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” (2014–2022), ku realizoi projekte të rëndësishme në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.
Arsimtar, arkitekt dhe gazetar: për vite me radhë në shërbim të brezave të rinj, profesionist në projekte të BE-së, UNDP-së, UN-HABITAT-it, UNOPS-it dhe organizatave humanitare ndërkombëtare. Korrespondent lufte, gazetar dhe bashkëthemelues i mediave lokale.
I arsimuar në dy fusha: Arkitekturë dhe Dramaturgji (Bachelor & Master).
Njohës i thellë i administrimit publik, kulturës, arsimit dhe zhvillimit komunitar.
Shefqet Gjocaj, është kandidat për deputet nga radhët e Lëvizja VETËVENDOSJE! me numër 75

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se gjatë takimit me Papa…