TikTok-u pranon marrëveshjen për shitjen e aseteteve në ShBA

19 dhjetor 2025 | 08:09

Pronari kinez i TikTok, ByteDance, nënshkroi marrëveshje për të shitur pak më shumë se 80% të aseteve të kompanisë në SHBA të për të shmangur një ndalim nga qeveria e ShBA-së.

Kompania kineze u komunikoi punonjësve të enjten (18.12.2025) se ByteDance dhe TikTok nënshkruan marrëveshje detyruese me tre investitorë menaxhues: Oracle, Silver Lake dhe MGX, për të formuar një sipërmarrje të re të përbashkët TikTok në SHBA të quajtur TikTok USDS Joint Venture LLC.

Marrëveshja, e cila pritet të mbyllet më 22 janar, do t’i jepte fund përpjekjeve me vite për ta detyruar ByteDance të hiqte dorë nga biznesi i vet në SHBA për shkak të shqetësimeve për sigurinë kombëtare.

Pronari kinez i TikTok, ByteDance, nënshkroi marrëveshje detyruese me tre investitorë të mëdhenj për të shitur pak më shumë se 80% të aseteve të kompanisë në SHBA te investitorë amerikanë dhe globalë për të shmangur një ndalim nga qeveria amerikane, u tha të enjten (18.12.2025) punonjësve CEO i TikTok, Shou Zi Chew.

Marrëveshja është një hap i madh drejt zgjidhjes së pasigurisë ndër vite në lidhje me të ardhmen e aplikacionit të videove të shkurtra në Shtetet e Bashkuaraqë nga gushti i vitit 2020, kur në mandit e parë presidenti Donald Trump u përpoq për herë të parë pa sukses ta ndalonte aplikacionin që tani përdoret rregullisht nga më shumë se 170 milionë amerikanë.

Sipërmarrja e përbashkët amerikane do të mbahet 50% nga një konsorcium investitorësh të rinj, duke përfshirë Oracle, Silver Lake dhe MGX me nga 15% secila; 30.1% do të mbahen nga bashkëpunëtorët e disa investitorëve ekzistues të ByteDance; dhe 19.9% do të mbahen nga ByteDance, thuhej në memorandum.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë të shkallës Rihter goditi…