Bie numri i përfituesve të pensioneve invalidore të punës
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin nëntor 2025.
Në muajin nëntor 2025, krahasuar me muajin nëntor 2024, kishte rënie të numrit të përfituesve nga: skema për pensionet invalidore (-29,3%); skema për pensionet e Trepçës (-19,8%); skema për pensionet familjare (-10,9%); skema e ndihmës sociale (-10,7%); skema e pensioneve kontribut-paguesve të moshës (-1,8%); skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës (-1,4%).
Në muajin nëntor 2025, krahasuar me muajin nëntor 2024 kishte rritje të numrit të përfituesve nga: skema për Pensionet Paraplegjike dhe Tetraplegjike (13.0%); skema për përkrahje financiare familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara (12,6); skema e pensioneve të Forcës së Sigurisë së Kosovë (8,0%); skema e pensioneve bazike të moshës (7,4%); skema e kompensimit për punëtorët e arsimit që punuan gjatë vitit shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99 (5,0%); skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara (4,0%); skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) (0,9%); skema e kompensimeve për personat e verbër (0,7%); skema për veteranët e luftës (0,2%).



